Pacolli: Me 11 qershor është mundësia e artë që ta ndryshojmë Kosovën

20.05.2017 22:13:41
Behgjet Pacolli me anë të një postimi në facebook ka thënë se 11 qershori është mundësi që Kosova të ndryshojë.
Ai ka thënë se kjo mund të bëhet me zhvillim ekonomik, punë dhe jo keqpëdorime të detyrës zyrtare.

“Më 11 qershor është një mundësi e artë për ta ndryshuar Kosovën njëherë e përgjithmonë. Duke zbatuar programin tonë ekonomik Kosovën do ta kthejmë në vendin që do të jetë sinonim i punës dhe mirëqenies. Nuk do të ketë më keqperdorime të detyrës zyrtare dhe të te mirave të shtetit. Nuk do të ket keqpërdorime, shantazhe, hajni grabitjet etj., Ato do të dënohen me ligj. Kurrë nuk do të ketë korrupsion në Kosovë! Na priftë e mbara!”, ka shkruar Pacolli në facebook.

AKR është në një listë zgjedhor me LDK-në dhe Alternativën për zgjedhjet e 11 qershorit.