Pacolli: Në shtator hapet ambasada e Kosovës në Katar

02.05.2019 20:06:06
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se ka pasur kënaqësinë që sot është takuar me Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, jo-rezident për Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri, me të cilin diskutuan për marrëdhëniet e  mes të dyja vendeve.

“E informova Ambasadorin Al Marri për procesin e hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Doha, e cila në vetvete është mesazh që ne i çmojmë jashtëzakonisht shumë marrëdhëniet me Shtetin e Katarit”.

“E njoftova po ashtu për takimin e mirë që kam zhvilluar në Stamboll me Sheikh Abdullah Bin Khalifa Al Thani, i cili është pjesë e familjes mbretërore të Katarit, dhe njëherësh ish-Kryeministër i Katarit, me të cilin kam diskutuar për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe politik me Katarin”, tha Pacolli në rrjetin social Facebook.

Ja postimi i plotë: