Pacolli në takim me Palmerin: Jam i përkushtuar që të angazhohem me SHBA-në në çështjet strategjike

25.09.2019 19:39:28

Ministri i Jashtëm në detyrë , Behgjet Pacolli, ka takuar dërguarin e Posaçëm të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Mathew Palmer.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se është i vlerësuar se është i përkushtuar që të angazhohem me SHBA-në në çështjet strategjike të Kosovës, përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Gjithmonë një kënaqësi të takoj të dërguarin e Posaçëm të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Mathew Palmer, shkëmbimin me të për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës dhe SHBA dhe angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-vë për Kosovën.

Jam i përkushtuar që të angazhohem me ShBA në çështjet strategjike të Kosovës, përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.