Pacolli: Nuk do ta lëmë Lipjanin në duart e abuzueseve

30.10.2016 17:04:54

Në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor të partisë, sot është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i degës së AKR-së në Lipjan.

Sipas një njoftimi të kësaj partie, kryetari i sajBehgjet Pacolli , para delegatëve paraqiti vizionin e AKR-së për zhvillim ekonomik.

Pasi e falënderoi anëtarësinë e partisë, lideri i AKR-së ju drejtua delegatëve duke thënë se para tyre është një përgjegjësi e madhe.

Po sipas njoftimit, Pacolli ka shtuar se AKR-ja do të qeverisë me mençuri dhe nuk do ta lë Lipjanin në duart e abuzueseve.

Duke marrë shembull qytetin e Mitrovicës që udhëhiqet nga AKR-ja, Presidenti Pacolli ka përmendur hapjen e urës së Ibrit , çrrënjosjen e korrupsionit si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kuvendi i degës më pas i ka vazhduar punimet ku në prani të 272 delegatëve, nga procesi i rregullt zgjedhor me shumicë votash Kryetar i Degës së Aleancës Kosova e Re në Lipjan është zgjedhur Sabit Pacolli.