Pacolli thotë se Labi nuk do të jetë vetëm kryetar i Ferizajt

17.09.2016 17:46:25

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka zhvilluar sot një takim me Labinot Tahirin. Ai e ka vlerësuar lartë kontributin e tij në fushën e humanizmit.

“Labi nuk do të jet vetëm kryetari më i mirë në historinë e Ferizajt por edhe shembull i politikëberjës në Kosovë dhe Shqipëri”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline

Postim i plotë:

Me Labin…

Eshte kënaqësi të kalosh momente të bukura më mikun e dashur, njeriun human, njeriun korrekt, thjeshtë njeriun e dashur për të gjithë. Labi do të jetë shembulli më praktikë i sintezës së humanizmit me politikën.

Labi nuk do të jet vetëm kryetari më i mirë në historinë e Ferizajt por edhe shembull i politikëberjës në Kosovë dhe Shqipëri.

Na priftë e mbara Labi