Pacolli tregon se si në SHBA iu shmang temës rreth vizës së kryeministrit Haradinaj

15.01.2018 23:02:49

 

Zëvëndësi i Ramush Haradinajt, Behgjet Pacolli ka treguar për vizitën e tij në shtetin Iowa-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku ishte ftuar edhe Haradinaj, por që nuk mundi të shkojë shkaku i mungesës së vizës nga Ambasada Amerikane.

Pacolli tha se është takuar shumë zyrtar të lartë të këtij shteti të vogël amerikan, madje tregoi se ka mbajtur edhe një ligjëratë në Universitetin e Iowa-s.

Pacolli tha se mungesa e vizës për kryeministrin Haradinaj, nuk ka qenë pjesë diskutimeve.

“Nuk ka qenë temë diskutimi”, ka thënë Pacolli, në  Zona B në Klan Kosova.

Por më pas tregoi se megjithatë ka pasur një tentim për të diskutuar por ka qenë vet ai që ka e shmangur këtë debat.

“Njëherë është tentuar të diskutohet dhe kam qenë aty për të mbrojtur politikën e shtetit tim. Normalisht unë kam dalë jashtë asaj teme, dhe asnjëherë më nuk është zënë në gojë, por kemi biseduar për kryeministrin”, ka thënë Pacolli.

Haradinaj ishte ftuar të shkonte në një vizitë në shtetin e Iowa-s, por nuk kishte mundur të shkonte shkaku i vizës të cilën nuk ia dha Ambasada Amerikane.