Pacolli uron Merkelin, thotë se i është mirënjohës për mbështetjen ndaj Kosovës

24.09.2017 23:17:35
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli, ka uruar kancelaren gjermane, Angela Merkel, për fitoren e saj sot në zgjedhjet federale në Gjermani.
Pacolli ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se Merkel dhe e gjithë Gjermania kanë dëshmuar gjithmonë se janë mbështetës të Kosovës, e për këtë i është mirënjohës.

“E përgëzoj Kancelaren Merkel dhe partinë e saj për fitoren në zgjedhjet demokratike që u mbajtën sot në Gjermani. Gjermania dhe zonja Merkel janë mbështetës të dëshmuar të Kosovës. Mirënjohës përgjithmonë”, ka shkruar Pacolli.