Pacolli vizitë në disa vende të Evropës, temë diskutimi liberalizmi i vizave

19.06.2018 16:24:04
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë këtyre gjatë ditëve do të vizitojë disa shtete të Evropës, ku temë e bisedimeve do të jetë dhe liberalizmi i vizave.

 

Pacolli ka njoftuar se sot ndodhet në Austri, ku më pas do të jetë në Holandë, Lihtenchtein dhe Zvicër.

Gjaktë këtyre vizitave Pacolli do të takohet  më homologët e tij, ku përveç liberalizmit të vizave do diskutohet edhe bashkëpunimin mes vendeve dhe proceset integruese.

“Në vazhdën e vizitave të shumta në Evropë, sot ndodhemi në Austri ku do të takohemi me zj.Karin Kneissl, Ministren e Punëve të Jashtme të Austrisë dhe më pas do të vazhdoj për në Holandë, Lihtenchtein dhe Zvicër ku gjithashtu do të takoj homologët e mij dhe personalitete tjera me rëndësi.

Tema kryesore, mardhënjet bilaterale, levizja e lirë e qytetarëve të Kosovës dhe procesi i integrimeve”, ka shkruar Pacolli.