Pajaziti: Dialogu me Serbinë, zgjidhja e vetme për normalitetin në veri

29.09.2016 17:34:06

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti thotë se çështja e pjesës veriore të Kosovës mbetet sfida kryesore për vendin.

Pajaziti ka pranuar se ende ka shumë për t’u bërë në këtë drejtim, duke thënë se vendi ka pasur një përparim.

“Të gjithë e dimë se e kemi një përparim , por nuk jemi të kënaqur derisa i gjithë vendi të jetojë njësoj në tërë Kosovën”, ka thënë Pajaziti.

Pajaziti mendon se dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Brukselit, mbetet si alternativë kryesore për normalizimin e gjendjes në veri.

“Kjo duhet të vazhdohet me më shumë punë këtë rajon nga organet përkatëse”, shtoi Pajaziti.

Ai tha se në pjesën veriore të Mitrovicës ka pasur dhe vazhdon të ketë kontrabandë, pavarësisht se një gjë e tillë është duke u luftuar nga organet kompetente.

Ai tha se Grupi Parlamentar i PDK-së mbështet procesin e dialogut me Serbinë, dhe sipas tij duhet të ketë transparencë në këtë proces.