Shefi Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti ka thënë se Qeveria duhet ta menaxhoj politikisht problemin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
“Kjo çështje duhet të menaxhohet pak politikisht nga Qeveria, edhe me Listën Serbe, edhe me këta që po e kundërshtojnë. Por duhet të presim njëherë që të vije në Kuvend”, ka thënë Pajaziti .
Ndërsa, i pyetur se a mund të prishet koalicioni në rast se demarkacioni nuk ratifikohet, Pajaziti ka thënë se nuk ka çfarë të thotë aktualisht.
“Nuk po di se çfarë të them aktualisht, sepse edhe pyetja është hipotetike. Por le të vjen njëherë në Kuvend dhe pastaj të shohim se a janë votat apo jo. Nuk kam diçka që mund të them aktualisht”, ka shtuar Pajaziti. .
.






































