Pak minuta shi dhe Prishtina vërshohet nga uji

17.08.2017 17:56:53
Shiu i rrëmbyeshëm që pas orës 16 ra në Prishtinë ka vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe veturave.

Madje, kjo ndodhi edhe në pjesët qendrore të qytetit, duke përfshirë edhe sheshin Nëna Terezë si dhe rrugën ‘Agim Ramadani’.

Rrugë e vështirë për t’u kaluar ka qenë edhe ajo për në Gërmi, respektivisht rruga në Taslixhe dhe Taukbashqe.