Pak para takimit, Kurti i dërgon letër Thaçit

01.04.2020 09:30:32

Pak para takimit në Presidencë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka dërguar letër presidentit Hashim Thaçi.

Kurti i ka treguar Thaçit temën e vetme që do ta diskutojë me të gjatë këtij takimi, e cila do të jetë shpërndarja e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja.

“Prandaj, dëshiroj paraprakisht t’ju bëj të qartë, se çështja e vetme për të cilën do të bisedoj sot me ju, është se kur do të jetë koha më e përshtatshme për shpërndarjen e Kuvendit, duke marrë parasysh në veçanti gjendjen emergjente të shëndetit publik më të cilën po përballet Republika e Kosovës në këtë kohë. Kjo është një çështje që duhet të diskutojmë sa më shpejtë që të jetë e mundur, si dhe një çështje për të cilën jemi të detyruar për t’i mbajtur qytetarët e Republikës, burimin e sovranitetit demokratik, vazhdimisht të informuar”.

“Ndërsa, për sa i përket interpretimeve të gabuara të nenit 95.5 të Kushtetutës, këtë temë të rëndësisë dytësore apo tretësore, mund ta lëmë për ndonjë ditë tjetër”, thuhet në letrën e Kurtit.

Më poshtë letra e Kurtit dërguar presidentit.