Pak vota për ministrat (Dokument)

29.06.2017 17:28:25

Ministrat e LDK-së në Qeverinë e Kosovës kanë marrë pak vota në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Në anën tjetër, numër rekord votash kanë marrë figurat e reja që i janë bashkuar partisë së kryeministrit në detyrë Isa Mustafa pak ditë para zgjedhjeve.

Kështu ministri i FSK-së, Haki Demolli, ka marrë vetëm  6880 vota, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, 7236 vota, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, 7275 vota, ministri i Punës, Arban Abrashi, ka marrë 8706 vota.

Përderisa, Driton Selmanaj ka marrë mbi 35000 vota, ish-drejtori i Institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, ka marrë rreth 29000 vota, etj.

Image