Pal Lekaj: Krimi dhe qeveria po jetojnë nën një kulm

21.12.2016 21:48:43

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se parat e Kosovës së varfër që përfaqësohet nga qytetarët po bëhen të gjitha të qeveritarëve të korruptuar.

“Vetëm brenda një dite i patëm disa lajme, se si shteti i Kosovës, apo asetet kryesore të saj, po humbin raste në arbitrazh, e para që ndodhi sot, me 30 milion euro një kompani e telefonisë mobile kundër Telekomit të Kosovës, ndërsa është shumë me rrezik që goditja e dytë do të jetë edhe me shokuese për buxhetin e varfër të Kosovës, ajo me AXOS-in , që ia rrezikon Kosovës më shumë se 300 milion euro”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Lexoni postimin e plotë:

Krimi dhe qeveria po jetojnë nën një kulm

Të nderuar qytetarë,

Vetëm brenda një dite i patëm disa lajme, se si shteti i Kosovës, apo asetet kryesore të saj, po humbin raste në arbitrazh, e para që ndodhi sot, me 30 milion euro një kompani e telefonisë mobile kundër Telekomit të Kosovës, ndërsa është shumë me rrezik që goditja e dytë do të jetë edhe me shokuese për buxhetin e varfër të Kosovës, ajo me AXOS-in , që ia rrezikon Kosovës më shumë se 300 milion euro. Krejt kjo është si pasojë e privatizimit pa strategji e pa vizion, privatizim i kriminalizuar e i korruptuar.

Buxheti i cili nesër pritet të diskutohet, nuk do të jetë i mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha këto dënime që mund t’i vijnë Kosovës, e lere më që të bëhet fjalë për zhvillim ekonomik i cili s’do të ndodhë, përderisa qeveria me taksat tona sot i ka ndarë 150 mijë euro për të paguar një mbrojtje për Kosovën në Arbitrazhin Ndërkombëtar për rastin PTK – AXOS.

Paratë e Kosovës së varfër që përfaqësohet nga qytetarët, po bëhen të gjitha para të qeveritarëve të korruptuar e cila përfaqësohet nga Isa Mustafa.

Nuk duhet pritur më mirë në Kosovën ku krimi dhe qeveria janë duke bashkëjetuar nën një kulm!