Palgosje me armë zjarri në Mitrovicë

29.06.2019 22:12:23

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur sot në të Mitrovicës, ku dyshohet për një person të plagosur.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:10 afër lagjes “Agim Hajrizi” .

Sipas dëshmitarëve, i plagosuri është dërguar në spital, por nuk dihet gjendja e tij.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka tentuar të flasë me policinë në Mitrovicë, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.