Pallaska: Shqipëria nuk mund të sillet me Kosovën si Serbia me Republika Srpskan (Video)

11.10.2016 23:23:52

Juristi Dastid Pallaska ka thënë se Shqipëria nuk mund të sillet me Kosovën, ashtu siç sillet Serbia me Republika Srpskan e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Pallaska në emisionin Opinion në TV Klan ka folur në lidhje me debatin nëse kemi dy kombëtare apo dy kombe, tha unë nuk mund të pranoj një debat që fillon me përqeshjen e simbole shtetërore.

Pallaska bëri me dije se simbolet e shtetit të Kosovës janë të imponuara nga BE dhe Kosova nuk është as e Serbisë dhe as e Shqipërisë, ajo është një shtet në vete.

“Këtë nuk arrini të kuptoni ju. Shqipëria sillet ndaj Kosovës sikur sillet Serbia ndaj republikës sërbska, qasja paternaliste që tejkalon qasjen e vëllait të madh, shfaqet kryesisht në tendencat ku përqeshet flamuri i Kosovës. Serbia mund të sillet në këtë mënyrë me republikën Sërbska, sepse e krijoi vetë atë. Ndërsa ne u krijuam me atë rezistencë të vogël që patëm, dhe me ndihmën e ndërkombëtarëve”, tha Pallaska.