Palmer në Beograd thekson se SHBA mbështet dialogun

03.06.2021 15:29:30

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Matthew Palmer edhe në Beograd ka theksuar se SHBA përkrah vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi.

Ai, sot u taku me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, derisa kjo e fundit ka potencuar se Serbia është e vendosur në vazhdimin e dialogut. Ai, ka shtuar se Prishtina duhet t’i përmbushë detyra e saj.

Bërnabiq e Palmer biseduan për gjendjen e raporteve dypalëshe, vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, marrëdhëniet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.