Pamje të rralla, Kadri Veseli dhe ushtarët iu flasin fëmijëve gjatë luftës në Kosovë

24.07.2019 16:57:17

Aty shihet edhe shefi i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i cili së bashku me ushtarët e tij kishin marrë në mbrojtje disa civilë e shumica e tyre fëmijë, shkruan lajmi.net.

“Armët i kemi për armiqtë, jo për shqiptarët”, dëgjohet duke thënë një ushtar i UÇK-së fëmijëve që ishin afër tyre.

Videon në lajmi.net e ka dërguar një lexues i portalit ku tregon se ajo është incizuar në Lubizhdë të Hasit.

Pamjet janë realizuar në nëntorin e vitit 1998, kur në shumë pjesë të Kosovës, Ushtria Çlirimtare po luftonte me forcat serbe.