Pamjet e aksidentit të frikshëm që i mori jetën 28-vjeçares në Laprakë

06.01.2017 16:59:07

Pamje të aksidentit të ndodhur mesnatës e së mërkurës në zonën e Laprakës në kryeqytet janë publikuar ditën e sotme. Nga pamjet e kamerave të sigurisë së një biznesi duket qartë se mjeti që drejtohej në gjendje të dehur nga Ervin Bixhi futet në kryqëzimin e Laprakës me të kuqe dhe një shpejtësi tepër të lartë, mbi 100 km në orë.

Automjeti përfundon në trotuar, ku fatmirësisht nuk kishte kalimtarë, pasi pasojat mund të ishin edhe më të rënda. Përplasja rezultoi fatale për 28-vjeçaren Xhenis Trebeshina që ndodhej e ulur në pjesën e pasme të mjetit, ndërsa hetuesit dyshojnë se ajo nuk ka qenë e lidhur me rripin e sigurimit.

në aksident kanë mbetur i  plagosur edhe shtetasi Gjergj Koliqi, efektiv policie dhe një vajzë që udhëtonte me të.