Pamjet e kamionit ku u gjetën 1 ton kanabis në Durrës

07.06.2017 15:21:53

Këto janë pamjet e kamionit që ishte mbushur me fruta-perime dhe 1 ton kanabis. Mjeti i tonazhit të rëndë kishte si destinacion Italinë.

Por në mesnatë gjatë një kontrolli policia zbuloi dhe gjeti edhe 1 ton drogë, kanabis sativa që do të dërgohej në Itali.

Në pranga është vënë shoferi maqedonas i kamionit, ndërsa vazhdojnë hetimet.