Panik në aeroplanin Prishtinë-Dyseldorf, ateron dhunshëm

22.12.2016 13:29:21

Panik e madhe por pa të lënduar ka shkaktuar ulja emergjente e aeroplanit që po fluturonte nga Prishtina në Dyseldorf, raportojnë mediat gjermane.

Aeroplani me mbi 200 pasagjer shumica romë ka bërë një ulje urgjente në Aeroportin e Munihut pasi kishte pasur disa probleme serioze.

Sipas informacioneve të dhëna nga Aeroporti i Munihut, aeroplani që po fluturonte nga Prishtina në qytetin tjetër gjerman, ka pasur një prishje serioze të motorit të avionit që edhe kishte shkaktuar panik të madhe.

Për fat të mirë, ulja e dështuar në Dyseldorf është kryer me sukses në Munih dhe të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë të sigurt.