Panik në Fier/ 25 nxënës të helmuar, ja dyshimet e para

04.03.2020 11:51:31

Përsëritet situata në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier. Mësohet se 25 nxënës janë dërguar në spital me probleme në rrugët e frymëmarrjes.

Këtë herë ngjarja ka ndodhur në ndërtesën e re të shkollës. Shkaqet e helmimit ende nuk dihen.

Sipas burimeve, flitet për një lëndë helmuese që quhet “gaz piper” që hidhet nga vetë nxënësit.