Panik në Lezhë, breshëri automatiku në mes të qytetit

15.02.2018 15:07:08
Qyteti i Lezhës është tronditur ditën e sotme nga disa të shtëna me armë.

Siç bëhet me dije disa persona kanë qëlluar me armë në ajër me automatik në lagjen ‘Sheher’.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka vënë në pranga një persona, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe dy të tjerë.

Edhe pse deri tani nuk dihen arsyet e ngjarjes, pro mendohet se mund të kenë qenë pasojë e ndonjë konflikte.