Pantina e akuzon RTK-në për keqpërdorim të buxhetit

20.09.2016 12:11:58

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Radio Televizioni i Kosovës po mbipunëson njerëz, dhe po e keqpërdor buxhetin e vendit. Ajo ka thënë se ky televizion ka punësuar 950 persona mes tyre është gruan e Sokol Bashotës, e cila, sipas saj paguhet 1 mijë euro dhe se është lektorja më e paguar edhe në rajon.

Në një konferencë për media, Pantina ka thënë se RTK po merr emisione nga jashtë më mënyrë të rregullt e po paguan edhe storje të lajmeve që e ka të ndaluar me Ligj.

Pantina thotë se në ueb faqe e RTK-së shumica e lajmeve janë për PDK-në.

Ajo ka prezantuar foto, duke pretenduar se si drejtori Mentor Shala dhe Mufail Limani takohen dhe bëjnë plane me deputetin e PDK -së Ilmi Reqicën dhe deputetin e LDK-së, Bardhyl Metën për RTK-ne, shkruan lajmi.net.

Grupi parlamentar i VV-së kërkon shkarkimin e drejtuesve të RTK-së dhe të Bordit.