Panucci: Ndaj Spanjës dhe Italisë do të luajmë plot krenari dhe dëshirë

02.10.2017 14:27:27

Christian Panuçi, trajneri i kombëtares shqiptare, ka dalë sot paradite në një konferencë për shtyp nga mjediset e FSHF-së, ku i është përgjigjur interesit të gazetarëve për listën e kuqezinjtë, të shpallur pak ditë më parë, si dhe dy ndeshjet e fundit kualifikuese, me Spanjën në transfertë dhe me Italinë në “Loro Boriçi”.

Xhaka dhe Cikalleshi – “Për Xhakën dhe Cikalleshin nuk e kam thënë asnjëherë që nuk do të kthehen në kombëtare, përkundrazi janë shumë të rëndësishëm. Xhaka e ka kuptuar gabimin dhe do të shohim ç’do të bëjë. Për Cikalleshin, e përsërisim, kur nuk zbatohet orari, qëndron në shtëpi. Cikalleshi dhe Xhaka bëjnë pjesë në listën e 32 lojtarëve, që janë në fokusin e ekipit kombëtar. Natyrisht, janë dy futbollistë mjaft të mirë. Janë rikthyer sërish me grupin dhe si gjithë të tjerët duhet të zbatojnë rregullat e vendosura”.

Spanja dhe Italia – “Mbi të gjitha me Spanjë dhe Italinë janë dy ndeshje të rëndësishme për sa i përket imazhit të Shqipërisë. Janë dy ekipe të forta, më të mira sa ne. Megjithatë, futbolli na ka mësuar se mund të bëjmë mirë kur përballemi me skuadra të forta. Këto janë ndeshje, ku përqendrimi dhe interesi është shumë i madh. Janë ndeshje që i shikon e gjithë bota. Janë sfida, që lojtarët tanë do t’i luajnë me krenari dhe dëshirë. Dua 11 luanë në fushën e lojës. Objektivi? Mbi të gjitha do të tentojmë maksimumin, pasi ndeshja nis 0-0. Në të tilla sfida jepet maksimumi dhe mund të tentohet e pamundura kundër këtyre kundërshtarëve. Një rezultat pozitiv do t’i jepte një imazh mjaft të mirë Shqipërisë. Kemi shumë respekt për Spanjën dhe Italinë, por nervozohem kur më thuhet se janë ekipe shumë më të mira se sa ne. Nëse vërtetë është e tillë, ne do t’iu japim dorën dhe do të kthehemi në shtëpi. Si me Spanjën, ashtu edhe me Italinë janë dy ndeshje të ndalim Italinë”.

Lista – “Jam duke i parë të gjithë lojtarët, megjithatë për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme kam vendosur të mbaj grupin e zakonshëm. Natyrisht, e kam të qartë edhe panoramën e lojtarëve në Shqipëri. Pas këtyre dy ndeshjeve, do të nisë një epokë e re. Sabien Lilaj është një lojtar që po e ndjek në mënyrë të rregullt. E kam ndjekur edhe “live”, por e theksova që dua të mbaj grupin aktual që kam. Edhe pse Spanja dhe Italia mund të kenë ndonjë lojtar të dëmtuar, homologët e mi flenë më shumë se unë, pasi kanë shumë futbollistë në dispozicion. Megjithatë, kanë një grup lojtarësh që mund të përmbushin detyrat, edhe pse mungojnë Iniesta, apo Pike po kalon një situatë të vështirë. Ndaj Spanjës, të luash mirë është shumë e vështirë, sepse ajo gjithmonë ka 70 % të zotërimit të topit. Prandaj, ne duhet të luajmë me kurajë”.

Formacioni – “Nuk e kam vendosur ende formacionin, por vetëm në këto tri ditë stërvitje do të shoh kush ka uri për të luajtur më shumë. Në fushë do të hedh lojtarët më të mirë që kam në dispozicion dhe besoj se do t’ia dalim. Kukeli, Mavraj dhe Roshi janë mungesa të rëndësishme, por do të mundohemi që të hedh në fushë 11-shen më të mirë”.

Më poshtë, në videon përkatëse, mund të ndiqni të plotë, konferencën për shtyp të Christian Panuccit:

rëndësishme. Por, edhe unë, ashtu si ju, kam shumë dëshirë të ndalim Italinë. /telesport.al/