Papadopoulou: EULEX-i i gatshëm ta mbështet pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese

29.09.2016 12:41:37

Shefja e Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou, pati sot një takim njoftues me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Hajrizi-Rama.

Ato diskutuan për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme mes gjyqësorit dhe EULEX-it, dhe theksuan se sundimi i ligjit është kyç për suksesin dhe prosperitetin e aspiratave evropiane të Kosovës.

“EULEX-i qëndron i gatshëm ta mbështetë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe të ofrojë ndihmë për fuqizimin e mëtejmë të këtij institucioni”, tha Papadopoulou.