Paraburgim ndaj një personi për veprën penale dhunë në familje

17.05.2020 15:28:27

Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Podujevë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.RR. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhuna në familje nga neni 248 par 1 të KPRK-së.

Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së kundër të pandehurit A.RR. dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri A.RR. mund të përsëris veprën penale, po ashtu mund të ndikoj edhe në të dëmtuarën – bashkëshorten e tij L.RR. si dhe në dëshmitarët tjerë eventual.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.