Paralajmërimi i fortë i ministres britanike për kriminelët shqiptarë

10.09.2020 10:27:00

Sekretarja britanike për çështjet e brendshme Priti Patel është zotuar se do të veprohet me dorë të hekurt ndaj të gjithë atyre shqiptarëve të përfshirë në krime në Britaninë e Madhe.

Patel, sipas “Daily Mail” bëri një koment dje kur drejt Tiranës u dëbuan disa shqiptarë të përfshirë në krime.

“Anglia do të jetë një vend më i sigurt pa këta kriminelë. Mesazhi i dëbimit të tyre është i qartë. Nëse ju vini në këtë vend dhe abuzoni me mikpritjen, do të dëboheni”, deklaroi ajo.

Shqiptarët e dëbuar janë:

Armand Gjyriqi 27 vjeç, i dënuar me 8 vite burg për shitje kokaine.

Andrea Kapo 24 vjeç, i dënuar me 5 vite burg për shitje kokaine dhe përdorim të dokumenteve të falsifikuar. Policia në vitin 2018 i zbuloi Kapos 53.000 stërlina cash dhe kokainë me vlerë 65.000 stërlina.

Orgito Asllanaj 29 vjeç,  i dënuar me 12 vite burg për rritje kanabisi në një shtëpi.

Në burgjet angleze dhe të Wales janë 9.200 shtetas të huaj. Shqiptarët përbëjnë 11% të totalit të tyre.

Paralajmërimi i fortë i ministres britanike për kriminelët

Paralajmërimi i fortë i ministres britanike për kriminelët

Paralajmërimi i fortë i ministres britanike për kriminelët