Paralajmërohet që edhe Kosova do të përballët me vërshime të lumenjve

02.12.2017 00:32:24

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar me gjendjen e lumenjve pas shirave të pandërprera që kanë përfshi Kosovën për dy ditë.

Sipas IHK-së, nesër pritet të ketë vërshime në disa pjesë të Kosovës, për shkak të daljes së lumenjve nga shtrati.

Komunikata e IHK-së: 

Dalje nga shtrati në rrjedhën e mesme të tij, do të ketë lumi Drini i Bardhë dhe disa degë të tij në disa segmente, si lumi Klina në Klinë, Istogu, Bistrica Deçanit etj.  problematike do të jete edhe lumi Erenik me degët e tij, si dhe veçanërisht lumi mirusha i cili pritet që të arrin maksimumin e tij te nivelit me datën 02/12/2017, si dhe mundesi shembje dheu mesatare prej 21%. Problematike do të jete edhe pjesa qëndrore e Kosovës, nga rrjedh lumi Sitnicë me deget kryesore (Drenica, Llapi) dhe përroskat që kalojnë nëpër vendbanime, ku pritet që maksimumet e tytre të arrin mes datë 02-03/12/2017, me mundësi të ulët shembje dheu prej 11%.  Po ashtu edhe lumi Lepenc do të arrij maksimumin e nivelit së bashku me Nerodimen gjatë datës 02/12/2017, me mundësi shëmbje dheu prej 18%. Nivelet maksimale në lumin Morava e Binçës do të jen gjatë datës 02-03/12/2017, me mundësi të lartë shembje dheu prej 35 %.

Pikat e raportimit tregojnë vendet në drejtim të rrjedhës ku probabiliteti i parashikuar [%] i akumulimeve ekstreme të ujit, e tejkalon madhësinë e periudhës kthyese 5 deri 20 vjeqare të përmbytjeve.

Me datën 02/12/2017, priten nivelet maksimale në shumicën e lumenjëve kryesorë

Me datë: 03 dhe 0410/2017, priten ulje graduale të niveleve, nëpër lumenjë

Përmirsimit të situatës së vërshimeve do ti parapri, zvoglimi i intenzitetit të reshjeve pas mesnatës e së premtes (01/12/2017), deri më 02/12/2017 00.00 a.m.

Ky do të jetë një stabilizim i përkohshëm i kushteve atmosferike, mbi rajonin e Ballkanit ngase pritet që reshjet me intenzitet më të shtuar të rifillojnë përsëri deri në mesditën e datës 03/12/201, kur parashikohet që mesatarsiht të bien edhe rrethë 20 mm reshje. Pas kësaj date parashikohet që të ketë stabilizim sa i përket reshjeve tëshiut.