Parandalohet futja e telefonave në Dubravë

11.10.2020 18:22:23

Oficerët korrektues kanë parandaluar futjen kontrabandës brenda Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:20, kur gjatë një kontrolli rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e tre telefonave mobilë, të cilët ishin tentuar të futeshin brenda në mënyrë të improvizuar.

Lidhur me rastin, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonat, ndërsa i dënuari i dyshuar se telefonat e kapur kanë qenë të dedikuar për të, është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa lidhur me familjarin e dyshuar është njoftuar policia.