Parandalohet vrasja e një gruaje në Fier, i shoqi kapet me çifte në dorë

08.01.2017 11:14:58

Një grua nga Cakrani i Fierit ka shpëtuar falë një telefonate për ndihmë që bëri në numrin 129 të Policisë. B. Shahaj rrezikohej të vritej me çifte nga i shoqi Aranit Shahaj, 55 vjeç, që pas zënkës me tyre, pas dhunës që ka ushtruar, ka tentuar ta vrasë me çifte. Fatmirësisht, gruaja nuk është lënduar.

Policia e Fierit njoftoi se “‘pas marrjes së njoftimit në numrin e emergjencave “129” nga një shtetase e cila kërkonte ndihmë se bashkëshorti po e keqtrajtonte, mënjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, që bënë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit dhe sekuestrimin e armës së gjahut teke, “Beretta” me 3 gëzhoja arme gjahu.

Dosja e Aranit Shehaj i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Nenet 79/c e 22 të Kodit Penal.