Presidenti sirian Bashar al-Assad ka shkuar në xhami në perëndim të vendit për lutjet që shënojnë fundin e Ramazanit.
Assad u lut në xhaminë Sayyida Khadija në qytetin Tartus.

Në një fotografi ai është parë krah kreut të bashkësisë islame në vend.

Vitin e kaluar ai udhëhoqi lutjet e bajramit në qytetin Hama.
Që nga viti 2011 në vend janë vrarë 350.000 civilë.






































