Parlamentarët nga Kosova pjesë e Konferencës Parlamentare Globale

17.04.2017 17:07:02

Deputetët nga Kosova po marrin pjesë në Konferencën Globale Parlamentare në Washington, në kuadër të takimeve të Pranverës, të organizuar nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Kosova, në këtë konference, ku po marrin pjesë parlamentarë nga 90 vende të botës, po përfaqësohet nga deputetët Xhevahire Izmaku, Doruntinë Maloku Salih Morina, Safete Hadërgjonaj, Arben Gashi, Fisnik Ismajli dhe koordinatori Vilson Ukaj, transmeton Telegrafi.

Delegacionit të Kosovës në takimet e Pranverës do t’i bashkangjitet edhe Ministri i financave Avdullah Hoti dhe guvernatori i bankës Qendrore Bedri Hamza si dhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë së Kosovës.