Partia turke dënohet për sloganin: Miku i turkut është vetëm turku

10.10.2017 18:34:02

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), sot ka shqiptuar një dënim kundër Partisë Demokratike Turke të Kosovës (Kosova Demokratik Turk Partisi), dega në Prizren, për shkak të shkeljes së rregullave gjatë fushatës zgjedhore.

Dënimi i shqiptuar është 300 euro dhe ai është bërë sipas kërkesës së Institutit Demokratik të Kosovës.

Në kërkesën e KDI-së theksohet se në internet që nga 24 shtatori 2017 ka qarkulluar një slogan i kësaj partie i cili, sipas KDI-së, përmban gjuhë urrejtje.

Slogani është ky: “Miku i turkut është vetëm turku” dhe kjo, sipas KDI-së, bën thirrje për ndarje dhe mosbesim ndërmjet komuniteteve tjera në Kosovë.

pzap1