Pas Ben Blushit edhe Mimoza Hafizi largohet nga PS-ja

05.10.2016 21:50:01
Pak ditë pas largimit të Ben Blushit nga Partia Socialiste, edhe deputetja Mimoza Hafizi ka zyrtarizuar largimin nga kjo parti.
Hafizi ka kritikuar më herët vendime të ndryshme të qeverisë Rama duke u rreshtuar për krah ish-deputetit të selisë rozë, Blushi, shkruan gazeta Shekulli.

Gjatë një debati për ligjin e mbetjeve, Hafizi u shpreh se “në vitin 2013, kur biznesi i riciklimit të mbetjeve punonte me 10% kapacitet, ne e hoqëm ligjin dhe mirë bëmë, ndërsa tani që e kemi dyfishuar punën e këtyre bizneseve, e risjellim ligjin. A ka njeri që e kupton këtë?!”.

Por Rama duke replikuar me Hafizin tha: “Ti pyete a ka njeri që e kupton këtë, po ti nuk je njeri atëherë!