Pas dy javëve në izolim, deputeti Ismaili shërohet nga COVID-19, por ka një këshillë për të gjithë qytetarët

01.11.2020 17:23:07

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili para disa ditësh bëri të ditur se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, bashkë me të edhe bashkëshortja dhe vajza.

Por pikërisht sot, Ismaili tha se pas më shumë se dy javë izolimi të plotë, kanë rezultuar negativ në testin për koronavirus.

Deputeti Ismaili ka lutur të gjithë që të vendosin maskat dhe të mbajnë distancën, që të mbrojnë veten dhe të tjerët, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Pas më shumë se dy javë izolimi të plotë e të lodhshëm, fatmirësisht vajza ime Uma, gruaja Arizona dhe unë dolëm negativë në testin për Covid-19. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet përkrahëse. Me mirësinë tuaj, na dhatë më shumë forcë që ta tejkalojmë më lehtë këtë sfidë të vështirë me virusin. Ju lus të gjithëve që t’i vendosni maskat dhe ta mbani distancën, që të mbroni veten dhe të tjerët. Zoti ju bekoftë dhe shërim të shpejtë të gjithë të infektuarve!