Pas fitores në Dibër, PDIU kërkon ministër

12.09.2016 14:53:29

Duke parë rezultatin në Dibër, sekretari i Partisë për Drejtësi, Integrim e Unitet, Ermal Telha artikuloi kërkesën për një ministri nga ana e çamëve të Shpëtim Idrizit.

Ai ka thënë se strukturat në Dibër kanë punuar maksimalisht për fitoren e kandidatit të majtë, Muharrem Rama dhe se PDIU meriton një post në kabinetin qeverisës.

“Nuk është surprizë rezultati i deritanishëm në Dibër. Ky rezultat është një detaj që tregon forcën e vërtetë të PDIU-­së. Nëse Bashkia e Dibrës fitohet nga Muharrem Rama, në e meritojmë një kabinet ministror pasi tregon se PDIU është aleate e fuqishme e ASHE­-së”, tha Telha