Pas Kongresit Amerikan, Vasfije Krasniqi-Goodman do të dëshmojë edhe në Kongresin Italian për dhunimet në Kosovë

25.06.2019 10:56:32

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, pritet të dëshmojë nesër në Kongresin dhe Senatin Italian, për dhunimet që kanë ndodhur në Kosovë.

Me iniciativën ambasadores së Kosovës në Itali, Alma Lama,  Krasniqi-Goodman do të pritet nga presidentja e Italisë ku edhe do të dëshmoi para dy komisioneve për dhunimet që kanë ndodhur në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

“Me inicimin e znj: Alma Lama ambasadore e Kosovës në Romë-Itali që Buqja të dëshmoi në Kongres dhe Senatin Italian, Buqja nesër do të pritet nga presidentja e Italisë ku edhe do të dëshmoi para dy komisioneve për dhunimet që kanë ndodhur në Kosovë.

Bashkë me Buqen do të jenë të pranishme edhe ish Presidentja Atifete Jahjaga, dhe dy deputete. 
Dëshmia do të behet nesër (26 qershor)
Tashme opinioni ndërkombëtar po e kupton për dhunimet dhe krimet që Serbia i bëri në Kosovë. 
Rruga e jonë për drejtësi do të marr përkrahjen e të gjithëve. 
#DrejtësiPërTëGjithë”, shkruan në profilin e Vasfije Krasniqi-Goodman.