Pas Kosovës, operacion antiterror edhe në Shqipëri dhe Maqedoni

05.11.2016 17:43:54

Një operacion i gjerë antiterror është zhvilluar mbrëmë r në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Në Shqipëri, nga strukturat e specializuara të luftës kundër terrorizmit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, janë ndaluar 4 shtetas shqiptarë si dhe janë shoqëruar 16 shtetas të tjerë, nga këta 5 të huaj dhe 11 shqiptarë.

Operacioni është drejtuar nga Drejtoria Antiterror në Policinë e Shtetit  bashkërendim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Shkodër, Dibër, Elbasan si dhe me Forcat e Lëvizshme Operacionale dhe është zhvilluar në qytetet Tiranë, Dibër, Shkodër dhe Elbasan.

Në përfundim të këtij operacioni u ndaluan shtetasit:

Xh. F, 34 vjeç, lindur e banues në Vranjt, Dibër.

B. P, 30 vjeç, lindur në Tiranë, banues në Shkodër.

E.F, 30 vjeç, lindur e banues në Shkodër.

M. H, 46 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër, me banim në Tiranë.

Ndalimi u bë pasi këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, propagandojnë nxitjen e urrejtjes, rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, mbështesin me logjistikë e financime këtë organizatë terroriste, si dhe mund të udhëtonin në zonat e konfliktit në vendet e Lindjes së Mesme.

Në Kosovë u arrestuan 7 persona me të njëjtat akuza. Operacioni u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë dhe Ferizaj