Pas prishjes së koalicionit me LDK-në, Pacolli do të takohet me Haradinajn

04.09.2017 14:28:55

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka takuar sot kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, ku pas takimit ka konfirmuar para gazetarëve se nuk është më pjesë e koalicionit LAA.

Pacolli po ashtu ka konfirmuar se do të takohet me Ramush Haradinajn, i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN.

Pacolli nuk ka dhënë detaje për mundësin e bashkimit me PAN-in, por ka thënë se do të takohet me kandidatin për kryeministër