Pas reshjeve të mëdha të shiut, kjo është gjendje në ‘Rrugën B’

16.06.2018 22:44:41

Gjatë ditës së sotme ka pasur reshje të kohë pas kohe të shiut thuajse në gjithë vendin, në Prishtinë si pasojë e reshjeve të mëdha ka shpërthyer një gyp përçues i ujit dhe e ka marrë rrugën, shkruan “Zëri.info”.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën B më saktësisht te rrethi, aty prej ku edhe lexuesit e “Zëri.Info”, kanë dërguar pamje, në të cilat shihet gjendja katastrofale e rrugës në këtë pjesë të kryeqytetit.

Ndryshe, mot me vranësira e me reshje të kohëpaskohshme të shiut për këtë fundjavë është paralajmëruar edhe nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK).

Sipas IHMK temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

 

Image

Image

Image

Image

Image

Image