Hajrush Shoshi ka falenderuar qytetarët dhe strukturat e LDK-së për fitoten e Haki Rugovës, e që u konfirmua edhe me vendimin e Gjykatës supreme.
Më tej, z. Shoshi ka kërkuar nga opozita që të jetë bashkëpunuese, kurse LDK-në që do të qeverisë edhe katër vitet e ardhshme, e ka ftuar të analizojë të gjitha vërejtjet, sugjerimet dhe këshillat si të qytetarëve, por edhe të opozitës.
Ky është postimi i plotë i plotë i z. Shoshi:
Të dashur qytetar të Istogut
Ju falenderoj shumë për punën, durimin dhe kulturen qe e treguat në keto zgjedhje, të cilat ishin të sterzgjatura, të mundimshme dhe me tejkalimin e herpashershme në qeshtje personale.
Nga tani edhe pse u munduan të gjithë se bashku qe ta dergojn LDK-së në opozit duke perdorur kauza nder me të ndryshmet, në ja dualem në fund qe të kemi një perparsi minimale nga të gjitha partit dhe grupet e interesit, kjo perparsi u arrit fal bashkpunimit dhe angazhimit maksimal nga të gjithë anëtaret dhe strukturat e LDK se, ku falenderimi dhe respekti u takon atyre dhe mergimtarve tanë të cilet nuk kursyen as shpenzimet per bileta dhe kohen qe e humben, vetem qe të jenë pjesmarres dhe kontribus në fitoren e LDK-se
Prandaj nga tani dhe kater vitet e ardheshme kerkojm nga opozita qe të jenë bashkëpunues per të miren e qytetarve të Istogut.
Ndersa LDK tani ka obligime shtes qe gjatë qeverisjes së ardheshme të permirsoj kualitetin e qeverisjës dhe ti eleminoj apo ti minimizoj vrejtjet qe u ndegjuan gjatë kesaj fushatë , ku vrejtjet e marrura nga anetaret dhe simpatizantët e LDK-së , nga opozitaret dhe grupet e interesit, të analizohen dhe të punojm në veprime konkrete per ngritjen e cilesis ne qeverisjen e ardheshme.
Në jemi ketu per bashkpunim per respektim të ndersjellet dhe punë të panderprer.
Zoti e bekoft Istogun
Zoti e bekoft LDK-së
Zoti e bekoft Kosovën






































