PD denoncon: Rama i jep 15 mln euro tendera baxhanakut

28.08.2018 15:06:44

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një deklaratë për shtyp ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për abuzim me tenderët.

Në deklaratën e saj për mediet, Tabaku është shprehur është zbuluar skema e përfitimit të tenderave në vend. Sipas saj, për të përfituar një tender ose duhet të jesh oligark, ose kriminel, ose mik dhe familjar i kryeministrit Rama.

Ajo ka publikuar dokumenta që sipas saj, kryeministri për një periudhë 5-vjeçare i ka dhënë baxhanakut të tij tender 15 milionë euro.

“Për të përfituar një tender publik duhet të jesh mik i kryeministrit. Firma Advanced Bisness Solution, me bashkëpronar Armand Frangun, baxhanak i kryeministrit, ka përfituar tenderin për OSHEE-në edhe pse kishte dhënë ofertën më të lartë. Të gjitha këto tendera janë qoka për të afërmit e kryeministrit.

Tenderat që i shpërndahen oligarkëve janë një provë e rëndë që po bëhet me krimin për tenderat në Shqipëri. Një në tre tendera jepen pa garë. 26% e tendave i janë dhënë ofertës më të lartë. Prokurimet Publike janë dëshmi e qartë e një partie të korruptuar që po qeveris vendin. Ne angazhohemi për të ndryshuar ligjin koncesioneve, kjo që po i ndodh ekomonisë është kapja e radhës”- u shpreh deputetja demokrate, Jorida Tabaku.