PD denoncon sërish Rroshin: Organizon festivalin e fëmijëve në Kavajë

07.02.2017 14:57:12

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi më një prononcim or mediat ditën e sotme, denoncoi faktin që Elvis Rroshi, megjithëse person i dënuar për prostitucion dhe pa mandat pas vendimit të KQZ, vazhdon të jetë kryetar i bashkisë së Kavajës.

Halimi prezantoi para mediave një afishe ku thuhet se kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi do të kujdeset personalisht për organizmin e festivalit të fëmijëve në këtë qytet. Nisur nga kjo situatë, Halimi përsëriti apelin ndaj shqiptarëve, që më 18 shkurt t’i bashkohen në protestë PD si e vetmja rrugë, sipas tij të nxjerrë krimin nga politika.

“Elvis Rroshi vazhdon të jetë kryetar i Bashkisë së Kavajës dhe po kujdeset personalisht për organizimin e festivalit për fëmijë. KQZ ia hoqi mandatin Rroshit dhe Rama duhet ta largonte menjëherë. E vetmja zgjidhje janë protestat që krimi të dalë nga politika. Në mënyrë që njerëz si Ervin, apo Elvis Rroshi, i dënuar për përdhunim dhe trafik droge të mos kenë më mundësi të kthehen në politikë. Të gjithë në shesh më 18 shkurt”, tha Halimi.