PD: Rama ka inkriminuar krerët e policisë në funksion të drogës

09.08.2016 22:28:48

Partia Demokratike e Shqipërisë, ka vijuar edhe të martën me komentimin e mungesës së rendit dhe sigurisë në vend, sipas saj, nën qeverisjen e majtë si dhe shqetësimin për rritjen e sipërfaqeve të mbjella me drogë anë e kënd vendit.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka akuzoi kryeministrin shqiptar, Edi Rama se ka inkriminuar drejtuesit e policisë në të gjithë vendi për të ruajtur arat me kanabis dhe për t’i dhënë atij 30 për qind të fitimit për çdo rrënjë, shkruan Gazeta Shqip.