PDK dhe LDK mohojnë zgjedhjet e parakohshme

10.09.2016 20:37:21

Problemet e brendshme të koalicionit qeverisës për ta votuar demarkacionin, kanë vënë në pah edhe mundësinë që nëse kjo çështje nuk kalon, atëherë të mendohet shkuarja në zgjedhje të parakohshme.

Zërat për këtë temë janë shtuar pas 1 shtatorit, ani pse qëndrimet janë të ndryshme brenda partisë më të madhe në vend, PDK-së.

Për dallim nga bashkëpartiakët e tij, njëri nga njerëzit më me ndikim në këtë parti, Xhavit Haliti, thotë se Kosova në asnjë variant nuk është e gatshme për zgjedhje.

Kategorik kundër zgjedhjeve shprehet edhe partneri i PDK-së në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i ka thënë RTK-së se koalicioni PDK-LDK është i qëndrueshëm.

“Nuk ka kurrfarë indikacioni që për shkak të demarkacionit do të shkohet në zgjedhje”, ka thënë Abrashi.