Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot një konferencë për media.
Konferenca e PDK-së vjen pas zhvillimeve të fundit politike, dhe hapjes së mundësisë reale që kjo parti t’i bashkohet qeverisë Hoti.
Ndonëse nuk dihet tema se për çka do të flitet në këtë konferencë, aty pritet të bëhet i ditur edhe qëndrimi lidhur me mocionin e VV-së për rrëzimin e qeverisë.
Konferenca e PDK-së do të mbahet në orën 16:00 në selinë e kësaj partie.