PDK mblidhet për herë të fundit para seancës së demarkacionit

20.03.2018 15:22:25

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të mbajë mbledhje para seancës së Demarkacionit që pritet të mbahet sot në orën 16:00.

PDK është deklaruar parimisht pro Demarkacionit, mirëpo edhe në këtë parti ka pasur zëra që nuk janë pajtuar me marrëveshjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

Nait Hasani është deklaruar që nga viti 2015 kundër demarkacionit.

Megjithatë shefi i GP-së së PDK-së, por edhe kreu i partisë, Kadri Veseli, vazhdimisht janë deklaruar se 23 deputetët e partisë së tij do ta votojnë demarkacioni