“PDK nuk e pranon murin në Mitrovicë, qoftë edhe me shkallë”

13.12.2016 18:37:34

Rexhep Hoti ka thënë se nuk muri i ndërtuar në Mitrovicë është i papranueshëm. Ai shton se PDK nuk e pranon këtë mur, madje edhe me shkallë siç është thënë se do të jetë.

Hoti, në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se të ndërtohet mur në Mitrovicë do të thotë jo vetëm sfidë për Ekzekutivin, por për gjithë shoqërinë.

“Është çështje ekzistenciale! Kush janë ata që kanë të drejtë të ndërtojnë mure në Mitrovicë? Çfarë do ky mur në këtë shekull. Muri do të thotë ndarje, izolim, jo komunikim, do të thotë largim… Pra, muri është koncept përjashtues për të cilin asnjë ndërgjegje nuk mund të thotë se është ashtu ose kështu. Çështja nuk është nëse duhet të jep dorëheqje ose jo Edita Tahiri”, ka thënë Hoti.