Pedofili vendosi të takohet me “adoleshenten” me të cilën shkëmbente mesazhe të nxehta, por mbeti i shokuar kur para tij u shfaq policia (Video)

20.03.2017 18:53:02

Policia në Amerikë ka realizuar një aksion policor në të cilin është paraqitur rrejshëm si një vajzë 14-vjeçe në rrjetet sociale, në mënyrë që të arrijnë të kapin një pedofil.

Një 24-vjeçar gjatë gjithë kohës kishte shkëmbyer mesazhe me një vajzë imagjinare, duke i dërguar fotografi dhe mesazhe tjera të nxehta.

Ai në fund kishte arritur “ta bind” adoleshenten që të takohet me të. Dhe kështu, pedofili kishte udhëtuar qindra kilometra nga Dortmundi deri tek një restorant, në të cilin ishte planifikuar të takoheshin.

Por me të mbërritur në vendin e ngjarjes, atë e kishte pritur policia e cila menjëherë e kishte arrestuar. Në fund të ngjarjes ky pedofil filloi të qajë dhe ka pranuar haptazi se është fajtor.